Saranda është qytet në Shqipërinë jugore i vendosur ne bregun e detit Jon. Është e vendosur në një shpat mali. Saranda është një qytet bregdetar në Shqipëri ndër më të frekuentuarit gjatë verës dhe konsiderohet si kryeqyteti i verës.
Nga veriu qyteti Sarandë kufizohet me Kakomenë dhe Hamalloin, nga juglindja me Lëkurësin (fshati shpërngulur qysh në kohën e Luftës së Lëkurësit, më 1878, sot topogërmadhë), nga lindja me Gjashtën dhe nga perëndimi me Detin Jon. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore. Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale