Butrinti

Butrinti u shpall qytet muze më qershor 1961. Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.
Sipas Virgjilit, Butrinti u themelua nga Enea. respondence te gjate te tij me Ciceronin, zbulohen perpjekjet qe ai ka bere per te mbrojtur pronat dhe interesat e butrotasve kunder perpjekjeve te Cezarit per vendosjen aty te nje kolonie romake. Me pas, Butrinti i fortifikuar i kesaj periudhe ka sherbyer vazhdimisht i strehe per kolonet dhe qytetaret qe banonin ne qytet. Gjate periudhes se lufterave civile, Butrinti përmendet nga Cezari ne vepren e tij, si nje nga bazat kryesore te furnizimeve dhe pike strategjike per zoterimin e kanalit te Korfuzit.

Sinagoga

Sinagoga (greqisht: συναγωγή, arabisht: كنيس Kenis) fjala “Sinagoga” në gjuhën e hebrenjve do të thotë “Kuvend” apo “Megjlis”. Ky tempull i shenjt për hebrenjtë nuk është vetëm një kult religjioz, por edhe vatër e edukimit dhe kultivimit të jetës shoqërore dhe politik të këtij populli në përgjithësi. Në një sinagogë të madhe, ku do të shumë njerëz, lutjet janë mbajtur tri herë në ditë në mëngjes pasdite, dhe në mbrëmje, gjatë ditëve të javës, të shtunave dhe festat. Nëse një sinagogë e vogël dhe është vizituar nga vizitorët pak – të paktën atëherë në Sinagogë, besimtarët zakonisht takohen në mbrëmjen e së premtes për ta shënuar fillimin e Shabatit dhe në mëngjesin e së shtunës..

Kalaja e Lekuresit

Mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që kalon Sarandë-Butrint.

Kalaja ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet sipër qytetit të Sarandës. Ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrintit, gjithashtu mund të shijoni dhe një panoramë të ishujve të Ksamilit. Ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në VP dhe JL.

Syri I Kalter

Tyri i Kaltër është një burim uji, dukuri natyrore dhe vend turistik i shpallur monument i natyrës, që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër, në jug të Shqipërisë

Syri i Kaltër është një burim me origjinë karstike nga Mali i Gjerë. Eshtë burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. Ka një thellësi më shumë se pesëdhjetë metra. Disa zhytës kanë zbritur deri më pesëdhjetë metra, por është ende e paqartë se cila është thellësia e saktë e vrimës karstike. Nga thellësia e burimit dhe veçantia e vrimës karstike uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit.

Kontakt

Për më shumë informacion na kontaktoni